Hulumtim: Ndotja e ajrit, rritë numrin e vdekjeve

Pesëmbëdhjetë për qind e vdekjeve nga virusi Korona në botë, mund të jenë për shkak të ajrit të ndotur, thonë shkencëtarët nga Gjermania dhe Qiproja. Studimi i tyre tregon se në rajonet më të ndotura, vdekshmëria nga Kovid 19 është më e lartë. Në vendin tonë, qytetarët ngulfaten nga ajri i ndotur. Stacionet matëse tregojnë në nivel të lartë të ndotjes në Shkup, Kumanovë, Kavadar, Veles. Në këto qytete u matën midis 170 dhe 260 mikrogramë të grimcave PM 10 në ajër. Ajri më i ndotur ishte në Lisiçe të Shkupit, ku u matën 269 mikrogramë PM 10. Pas reagimeve të banorëve të Shkupit për ndotjen e ajrit, kryetari i qytetit të Shkupit tani për tani është vetëm i shqetësuar për këtë.

Këtë vit, për fat të keq, të gjithë jemi në një pozitë më të ndjeshme, duke pasur parasysh pandeminë, dhe shqetësimi im personal është për gjendjen me ndotjen e ajrit dhe ndjeshmëria e opinionit absolutisht është e kuptueshme – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Shkupit.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredni përmes ndryshimeve ligjore do ta zvogëlojë ndotjen. Ai në emisionin 200 në Alsat u shpreh optimist në lidhje me rritjen e gjobave për ndotësit. Në këtë luftë, Ministri pret që edhe komunat të përfshihen më aktivisht.

Masat nuk mjaftojnë që të tejkalohet problemi me ndotjen- reagojnë OJQ-të. Kërkojnë të ndalohet përdorimi i qymyrit kurse aty ku ka djegie, nuk matet ndotja. Aktivistë në Novaci me instrumente matëse tentonin të gjejnë vend në afërsi të “TEC Manastirit” që nuk është i ndotur. Edhe në kodrën e afërt të fshatit, kishte ndotje të ajrit.

Deri tani nuk kemi hasur në reagim pozitiv për vendosjen e stacioneve matëse në komunën Novaci, konkretisht ku është kjo situatë. Informatat e fundit janë në pajtim me lejen ekologjike për Kombinatin energjetik TEC Manastiri, ata duhet të vendosin tre stacione matëse në atë komunë. Por ajo leje ekologjike po zvarritet me vite – tha Davor Pehçevski, ambientalist.

Sipas ambientalistëve, duhet të investohet më shumë në mënyrë që të fitohet beteja me ndotjen e ajrit, ndërsa institucionet të bashkëpunojnë mes vete.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button