Shqipëri, 241 raste të reja me Covid-19
Ka pësuar një ulje të lehtë numri i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Në buletinin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në ditën e fundit nga 1260 testime të kryera, 241 persona të tjerë rezultuan të prekur me Covid-19.
7 persona kanë humbur jetën për ta çuar bilancin total të fataliteteve në 509.
Mes të tjerash në raportin e Ministrisë bëhet me dije se në spitalet Covid janë duke marrë ndihmë mjekësore 319 pacientë, ndërkohë që rastet aktive janë 9177.