Shqipëri, 297 raste të reja dhe 4 humbje jete nga Covid-19

Shifrat e infektimeve nga koronavirusi në Shqipëri vijojnë që të jenë shumë të larta. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar 297 raste të reja nga 1375 testime që janë bërë (dje u bënë 1407 tamponë). Pavarësisht se shifra sot është më e ulët se dje, që ishin 301, sërish mbetet e lartë. Ndërkohë që 4 pacientë humbën jetën.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 4 pacientë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë është që janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në Shqipëri që prej fillimit të epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button