Shqipëri, 302 raste të reja dhe 3 viktima

3 humbje jete, 54 të shëruar dhe 302 raste të reja, ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, përgjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në Shqipëri që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button