Shqipëri, 303 raste të reja me COVID dhe 11 humbje jete

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 303 raste të reja nga 3461 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje 11 qytetarë. Janë shëruar 651 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button