Deri sot nuk e kishim parë, Gigi Hadid publikon një foto të plotë të vajzës

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Për muaj të tërë Gigi e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Gjatë gjithë këtyre muajve, Gigi është treguar shumë e rezervuar dhe fotot me vajzën numërohen me gishtat e njërës dorë. Për më tepër sa herë që publikon një foto me të, ajo i shfaq vetëm një pjesë të vogël të ballit, duke mos i zbuluar as portretin.

Mirëpo sot ajo ka “thyer rregullat” dhe ka postuar si kurrë më parë një foto të plotë të vogëlushes.

Khai shihet e shtrirë në një krevat dhe duket se është rritur vërtetë shumë nga hera e fundit që e kemi parë në Instagram.

“Vajza ime e madhe”, ka shkruar Gigi përkrah fotos shoqëruar me një emoji me sytë e mbushur me lot.

Koha kalon sa hap e mbyll sytë dhe siç duket as vetë modelja nuk e ka kuptuar se si është rritur kaq shpejt e vogla. Kujtojmë se në një intervistë të dhënë për “Vogue”, Gigi ka treguar se lindja e vajzës ka qenë shumë e vështirë, aq sa nuk e ka ndjerë fare kur ka ardhur në jetë.

“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme”, ka thënë Gigi.

LEXO EDHE:

Back to top button