Lëndim i rëndë për Ozilin, Fenerbahçe në pritje të rezultateve

Skuadra e Fenerbahçes është edne në pritje të lajmeve nga stafi mjekësor, pasi Mesut Ozil është lënduar. Mesfushori gjerman me prejardhje turke, u lëndua në barazimin 1-1 ndaj Antalyaspor.

Fantazisti turk u lëndua në pjesën e dytë, ku sipas raportimeve nga mediat e ndryshme ka të bëjë me një zgjatje, por që nuk dihet sesa serioz është lëndimi i tij.

32-vjeçari u rrëzua në mënyrë të papërshtatshme dhe pati problem me kyçin e këmbës pas një dueli nga sulmuesi i, Fredi dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas. Kujtojmë që Fenerbahçe ende nuk e ka konfirmuar lëndimin e tij apo kohën të cilën do jetë Ozil jashtë fushave.

LEXO EDHE:

Back to top button