Shqipëri, 5 viktima dhe 156 raste te reja me COVID-19


Në një komunikatë të përditshme, sa i takon situatës së shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, dhe janë regjistruar 156 raste të reja me koronavirus, brenda 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë:
“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 156 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak. Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47-vjeçar nga Shkodra, një 53-vjeçare nga Fieri, një 57-vjeçar nga Lezha, një 78-vjeçar nga Kukësi , një 78-vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, u shpreh Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button