Shqipëri-Bjellorusi, analizë dhe formacionet e mundshme

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në një ndeshje vendimtare në kuadër të UEFA Liga e Kombeve, me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Fituesi i kësaj përballje do të kalojë në Ligën B, përcjell KosovaPress.

- Advertisment -

Shqipëria hynë në këtë ndeshje me një formë të shkëlqyer, dhe nëse e fiton edhe këtë përballje atëherë e pret promovimi në Ligën B. “Kuq e Zinjtë” janë të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, ku kanë një barazim dhe një fitore kundër Kazakistanit, një barazim me Lituaninë dhe një fitore në miqësoren vëllazërore me Kosovën, të cilën e fituan me rezultat minimal 2:1.

Në anën tjetër, Bjellorusia është në një formë të luhatshme, ku brenda pesë xhirove të fundit kanë arritur të triumfojnë dy herë, të barazojnë një herë dhe të regjistrojnë dy humbje. Ndeshja e fundit e tyre ishte kundër Lituanisë, në të cilën arritën të fitojnë me rezultat të sigurt 2:0, me golat e Evgeni Yablonskiy dhe Max Ebong.

Bjellorusia gjendet në pozitën e parë në Ligën C me 10 pikë, dy më shumë se Shqipëria e cila gjendet në pozitën e dytë. Një fitore e mundshme nga “Kuq e Zinjtë”, do t’i shihte ata të promovoheshin nga Liga C në Ligën B.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave janë këto:

Shqipëria (3-5-2): Strakosha; Dermaku, Gjimshiti, Veseli; Selahi, Bare, Gjasula, Abrashi, Trashi; Manaj, Cikalleshi

Moldavia (4-4-2): Khatkevich; Yuzepchuk, Palyakov, Sachivko, Bardachow; Ebong, Kendysh, Yablonski, Stasevich; Lisakovich, Skavysh

LEXO EDHE:

Back to top button