Zemaj: Klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të mbushura

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Saudin Maliqin, ka vizituar klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19.

- Advertisment -

Sipas Zemajt, personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

“Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve. Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës. Bashkë ia dalim”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button