Shqipëri, dy viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19


Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë si të infektuar me koronavirus 119 persona.

Betejën me sëmundjen e rrezikshme nuk e kanë fituar dot një 60-vjeçar nga Durrësi dhe një 80-vjeçare nga Korça.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar me COVID-19, ndërsa 119 janë konfirmuar pozitivë.

Më së shumti rasti janë konfirmuar në Tiranë 54, pasuar nga Kamëza me 10 raste, Elbasani dhe Kukësi me nga 7 raste, etj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shoqëruar 22 persona. Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri, me COVID-19 janë konfirmuar7499 raste pozitive, prej tyre 3816 janë të shëruar, 3453 janë ende raste aktive, ndërsa
230 pacientë kanë vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button