Arrestohet 33 vjeçari nga Jelovjani i Tetovës, posedonte marijuhanë

Sonte (28 tetor) rreth orës 01:10, në Palçisht të Poshtëm të Tetovës, pjesëtaret e policisë nga SPB-Tetovë, e kanë privuar nga liria personin A.A. (33) nga Jelovjani i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me të cilën ai po udhëtonte, është gjetur marijuhanë.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentim të plotë të rastit pas çka do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button