Shqipëri, hetime për të dyshuarit në Gramsh

Shqipëri, hetime për të dyshuarit në Gramsh

Autoritetet shqiptare po i hetojnë dy shtetasit rusë dhe një ukrainas të arrestuar në uzinën ushtarake të Gramshit për spiunazh. Tre të dyshuarit janë duke u mbajtur në arrest për veprat penale “goditje për shkak të detyrës”, “dhënie e informatave sekrete” dhe “sigurim i informatave”.

Policia dhe Prokuroria në Elbasan janë duke i hetuar provat materiale të sekuestruara nga të dyshuarit, përfshirë automjetin me të cilin lëviznin, laptopë, dronë dhe aparate celulare. Në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”. Uzina e Gramshit është një ndër tri uzinat ushtarake të Forcave të Armatosura dhe që është përfshirë në procesin e demontimit dhe shkatërrimit të municioneve të tepërta./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button