UKM, deklarata për përgjegjësi penale!

UKM, deklarata për përgjegjësi penale!

Gazetar: Mefail Ismaili

Të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për studime në Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup nuk duhet të aplikojnë për regjistrim në asnjë universitet tjetër brenda dhe jashtë vendit. Për këtë aplikuesit duhet të japin edhe deklaratë me shkrim në të cilën theksohet se duhet të mbajnë përgjegjësi materiale dhe penale. Kjo deklaratë ka shqetësuar studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre, të cilët e denoncuar shqetësimin në Alsat.

Në deklaratë të cilët aplikuesit për regjistrim duhet ta nënshkruajnë thuhet:

“… nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale deklaroj se nuk kamë dorëzuar dokumente dhe nuk kam konkurruar për regjistrim edhe në Universitet tjetër në vend dhe jashtë vendit”.

Përveç kësaj deklarate, studentët e ardhshëm, sidomos ata në Fakultetin Arkitektonik në Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duhet të nënshkruajnë edhe një deklaratë me të cilën u kufizohet e drejta kohore për ti tërhequr dokumentet e dorëzuara për regjistrim.

“Deklaroj se nëse regjistrohem në fakultet, dokumentet origjinale (dëftesat) nuk do ti kërkoj së paku tre muaj”.

Këto dy kërkesa janë edhe në aplikimin online në web faqen e Universitetit. Nga Inspektorati për Arsim thonë se nuk janë të informuar që Universiteti Shën “Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Fakulteti Arkitektonik kërkojnë që aplikuesit për regjistrim ti nënshkruajnë deklaratat e lartë përmendura. Po ashtu thonë se deklaratat e tilla nuk kërkohen nga Ligji për Arsim të lartë, andaj nesër do të bëjnë inspektim në Universitet.

“Në Ligjin për arsim të lartë dhe në konkursin e shpallur nga universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” për regjistrimin e studentëve në vitin e parë për vitin akademik 2022/23, nuk janë paraparë dispozita me të cilën mund të obligohen studentët që gjatë regjistrimit të plotësojnë deklarata për mos tërheqjen e dokumenteve në afat prej tre muajve, si dhe deklaratë se nuk kanë konkurruar në universitet tjetër. Edhe pse në ISHA nuk kanë arritur ankesa të ngjashme ne si inspektorat në bazë të informimit nga ana juaj, kemi caktuar inspektim për ditën e nesërme me qëllim procesimin e rastit”, tha Inspektorati për Arsim.

Alsat kërkoi qëndrim nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi pse i kërkojnë këto dy deklarata por deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Ndërkaq, në nenin 27 të Ligjit për Arsim të lartë thuhet se: Studenti ka të drejtë të studiojë në të njëjtën kohë në më shumë programe studimore të specializimeve të ndryshme dhe të mësojë kurse të ndryshme./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button