Shqipëri-Ishujt Faroe, për dy orë shiten 22 mijë bileta!?

Stadiumi “AIR Albania” në Tiranë pritet të shëndrrohet në një fest të madhe me 20 nëntor.

Kombëtarja e Shqipërisë aty luan ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian “EURO 2024”. Federata Shqiptare e Futbollit sonte ka nxjerrur në shitje biletat për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, e cila zhvillohet me 20 nëntor.

Interesimi për ta ndjekur nga afër Kombëtaren Kuq e Zi, ishte i jashtëzakonshëm edhe sonte, ashtu si ndeshjet e kaluara. Kanë mjaftuar vetëm dy orë që të shiten afër 22 mijë bileta në ”AIR Albania”.

Shqipëria është afër kualifikimit në Kampionatin Evropian, ku i duhet vetëm një pikë nga dy ndeshjet e mbetura. Shqipëria fillimisht do të luaj me Moldavinë në udhëtim me 17 nëntor, ndërsa tre ditë më vonë me Ishujt Faroe.

LEXO EDHE:

Back to top button