Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë ende urdhrin për asgjësimin e shpendëve
Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë ende urdhrin për asgjësimin e shpendëve

Stabilimentet me pula të infektuara dhe të ngordhura në Shqipëri po kthehen në rrezik për shëndetin e punonjësve dhe personelit.
Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë ende urdhrin për asgjësimin e shpendëve. Në mungesë të këtij urdhri, punonjësit vazhdojnë të nxjerrin pula të ngordhura për t’i groposur duke e rrezikuar shëndetin e tyre.
Tre stabilimente në Shqipëri janë futur në karantinë pasi u konfirmua zyrtarisht gripi i shpendëve. Por mediat atje kritikojnë autoritet për keqmenaxhimin e situatës për të parandaluar pasojat e mëtejshme të sëmundjes infektive.
Sipas tyre janë shkelur rregullat e karantinës dhe procesi i groposjes së shpendëve nuk është konform standardeve. / Alsat.mk