Shqipëri, pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit


Një ngjarje tronditëse ka ndodhur te spitali COVID 2. Paraprakisht mësohet se një pacient, 65-vjeçar me koronavirus është hedhur nga kati i 4 i spitalit të Sanatoriumit duke i dhënë fund jetës.

Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, dhe sipas policisë dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65-vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë kjo është ngjarja e dytë fatale e së njëjtës natyrë, pasi më herët një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku./tch

LEXO EDHE:

Back to top button