Erdogan: Do t’i zgjerojmë kërkimet për rezerva energjie në Mesdheun Lindor

Turqia do të rifillojë kërkimet për rezerva energjie me një anije të tretë kërkimi në Mesdheun lindor, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Greqia nuk arriti t’i mbajë premtimet e saj në bisedimet e fundit, që synonin zbutjen e tensioneve”, akuzoi ai.

“Një anije e tretë, “Yavuz”, do të kthehet në zonë e shoqëruar nga marina, pas procesit të mirëmbajtjes”, shtoi Erdogan.

Anija turke e kërkimit të gazit “Oruc Reis” rinisi sot kërkimet në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor, duke u bërë anija e dytë aktive turke në zonë, pas “Barbaros Hayreddin Pasa”, aktualisht e vendosur në jug të Qipros.

LEXO EDHE:

Back to top button