Shqipëri: Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë
Debat i ashpër mes deputetëve në Kuvend
Gazetare: Era Gjakova
Kërkesat e protestuesve në Shqipëri u zhvendosën në Kuvend, me një përplasje të ashpër mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Grupi parlamentar i PD-së së Sali Berishës kërkoi interpelancë urgjente për kryeministrin Edi Rama, lidhur me 5 kërkesat e protestuesve. Propozimi u hodh poshtë me 75 vota kundër, gjë që nxiti edhe më shumë debatin, ndërsa në fokus kishin edhe publikimin e listës së ish-ushtarëve ë UCK-së nga Taulant Balla.
“Hajde kërko ndjesë, se kanë kërkuar të kërkosh ndjesë për fyerjen që i ke bërë një heroi për luftën tënde të pisët ndaj protestuesve dhe ndaj qytetarëve. Se ky je ti. Ti që s’dinë CV e Suelit me të cilin rrije 24 orë, din CV se kush është Protestuesi që flet ku nuk ka një protokoll filtrimi të atyre që flasin”, deklaroi Gazment Bardhi, Deputet i PD-së.
Gazmend Bardhi i PD-së tha se Balla duhet tu kërkojë falje ushtarëve por edhe familjarëve. Balla nga ana tjetër u arsyetua duke thënë se në listën e publikuar nuk bëhet fjalë për komandant Tahir Sinanin, por për një tjetër ushtarë me të njëjtin emër.
“Skam çka kërkoj falje, falje të kërkojë ai që ia ndryshoi që Tahir Sinanaj e bëri Tahir Sinani. Tahir Sinanaj është nga Kukësi ndërsa Tahir Sinani është heroi ynë Kombëtar… Ju e bëtë Tahir Sinanin e bëtë Tahir Sinanaj dhe këtu mbyllet dhe familjes ja kam sqaruar më së miri sepse Sinani është nga Tropoja, Sinanaj janë nga Kukësi dhe këtu mbyllet. Por ju e përdorët këtë dhe këtu mbyllet ky diskutim”, tha Taulant Balla, Deputet i PS-së.
Kërkesa për interpelancë ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, ishte e treta me radhë që nga fillimi i protestave në Tiranë./Alsat.mk.








