Shqipëria humb dy vende, Kosova nuk lëviz nga pozita e mëparshme

Dy humbjet në dy miqësoret e fundit, kundër Kilit dhe Suedisë, janë reflektuar në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Ashtu siç prej, Shqipëria ka humbur dy pozicione duke u renditur tashmë në vendin e 66-të. 1375,1 pikë kanë grumbulluar kuqezinjtë e Silvinho-s, duke humbur 7,9 pikë në raport me renditjen e fundit.

Pavarësisht se Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Evropian, me rekord pikësh, kjo nuk ka pasur ndikim në FIFA, me “kuqezinjtë” që vijojnë të humbasin terren.

Ndërkohë, Italia, rivali i parë në “Euro2024” qëndron në vendin e 9-të, asnjë ndryshim nga renditja e fundit, po ashtu edhe Kroacia, e cila pozicionohet në vendin e 10-të në renditjen botërore të FIFA. Me 1.727 pikë, Spanja renditet në vendin e tetë, asnjë ndryshim për tre rivalët në Grupin B.

Asnjë ndryshim për kombëtaren e Kosovës, me “Dardanët” që renditen në vendin e 102. Në lidhje me kreun, renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Belgjika.

LEXO EDHE:

Back to top button