Shqipëria kualifikohet e para në “Eurovision 2023”

Shqipëria kualifikohet e para në “Eurovision 2023”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Performanca e Albina Kelmendit dhe familjes së saj, përveç që morën shumë brohorima dhe duartrokitje nga publiku, e çuan Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovizionit që po mbahet në Liverpul, duke u kualifikuar të parët.

Përmes këngës që titullohet “Duje”, familja me prejardhje kosovare bën thirrje për bashkim të familjes.

Në konferencën për media të pyetur se si ndihen që janë me prejardhje kosovare, ndërsa e përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion, Kelmendi tha se Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla e motër.

“Ne jemi të një gjaku, të së njëjtit nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Vesa Kelmendi.

Në natën e dytë të gjysmëfinales, nga gjithsej 16 shtete u kualifikuan 10 gjithsej edhe atë; Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.

Finalja e madhe e Eurovizionit për këtë vit do të mbahet të shtunën, më 13 maj, në orën 21:00. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button