Shqipëria luan vetëm për fitore sonte kundër Kazakistanit

Kazakistani do të jetë sonte rivali i Shqipërisë, në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve.

- Advertisment -

Në këtë ballafaqim, skuadra e drejtuar nga Edi Reja kërkon vetëm fitore në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për të kaluar grupin sepse në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Bjellorisinë, e cila është lidere e grupit me shtatë pikë.

Shqipëria ka nevojë për gjashtë pikë nga këto dy ndeshje duke shpresuar edhe në një dështim eventual të Lituanisë në dy ndeshjet e radhës në udhëtim, raporton KosovaPress.

Si trajneri Edi Reja, ashtu edhe Etrit Berisba, para ndeshjes deklaruan se ndaj Kazakistanit luajnë vetëm për fitore.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

LEXO EDHE:

Back to top button