Shqipëria mori 12 medalje për verën shqiptare në Panairin e Verës që u zhvillua në Beograd

Shqipëria mori 12 medalje për verën shqiptare në Panairin e Verës që u zhvillua në Beograd, në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook kryeministri shprehet se  një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare 12 medalje.

Më konkretisht 2 Medalje të Arta: Faba dhe Nurellari; 7 Medalje Argjendi: Belba, Faba, Nurellari, Medaur, Duka dhe 3 Medalje Bronzi: Belba, Medaur, Duka.

Panairi i verës u hap më 1 shtator nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Dimitar Kovaçeski.

Në panair morën pjesë rreth 400 prodhues të verës nga më shumë se 22 vende të ndryshme të botës. Batutat mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Vuçiç morën vëmendjen e mediave 1 ditë para samitit të Ballkanit të Hapur.

LEXO EDHE:

Back to top button