VIDEO / Shqipëria mundet në terrenin vendas, Sviderski vendos fituesin

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen ndaj Polonisë me rezultat 0-1, në një nga ndeshjet më të rëndësishme në garën për vendin e dytë në Grupin “I”.

Ndeshja nisi e braspeshuar me të dyja kombëtaret që sulmoheshin në kundërsulme, dhe ishin të vëmendshme në mbrotje duke marrë parasysh rëndësinë e këtij dueli. Rastin më të mirë në këtë pjesë të parë e pati Polonia përmes Adam Buksa në min e 15′, megjithatë në vend ishte Etrit Berisha. Edhe vendasit u munduan të sulmonin, por pa sukses kështu pjesa e parë u mbyll 0-0.

Edhe pjesa e dytë nisi në mënyrë të njëjtë me pak raste shënimi, me Poloninë që ishte për një nuancë më e mirë. Ishte minuta e 77′ kur u zhbllokua ndeshja, Karol Sëiderski i dha epërsinë ekipit të tij 0-1. Pas këtij goli gjërat eskaluan pasi tifozët shqiptarë hodhën gjësende në fushë në drejtim të goalshënuesit Karol Ssiderski dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Pas rreth 15 minutave ndeshja nisi sërish, me Shqipërinë që mundohej të barazonte rezultati por pa sukses, kështu ndeshja u mbyll 0-1.

Me këtë fitore tani Shqipëria del në pozitën e dytë të grpit I me 17 pikë, ndërsa Shqipëria zbret në vendin e tretë me 15 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button