Shqipëria nis eliminatoret në udhëtim, në terrenin e Polonisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të nis sot kampanjën eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. “Kuqezinjtë” ndodhen në Grupin E, një grup me vetëm pesë skuadra dhe këtë grumbullim do të luajnë vetëm një ndeshje. Të besuarit e trajnerit brazilian Silvinjo do të nisin këtë cikël kualifikues në udhëtim te Polonia, e cila tanimë ka pësuar humbjen e parë, pasi është mposhtur nga Republika Çeke me rezultat 3:1.

Polakët do të tentojnë të marrin fitoren e parë, por përballë kanë një Shqipëri që ka punuar tani e një javë dhe të janë të motivuar për mos tu mposhtur. Të gjithë në kampin kuqezi kanë bërë të qartë se duan ta nisin me rezultat pozitivë këtë kampanjë kualifikuese pasi qëllimi është i qartë, kualifikimi për në ‘Euro 2024’.

Dy ekipet përfaqësuese kanë nëntë duele ndërmjet vete deri më tani, ku polakët kanë bilanc shumë më të mirë me tetë fitore dhe vetëm një ndeshje që ka përfunduar baras në vitin e largët 1971.

Polonia dhe Shqipëria takohen në stadiumin “PGE Narodoëy” në Varashavë në orën 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button