Shqipëria optimiste para përballjes me Hungarinë

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon përgatitjet, në prag të dy përballjeve të rëndësishme të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, ku takohet me Hungarinë në transfertë dhe Poloninë në Shqipëri. Më 9 tetor “kuqezinjtë” do të tentojnë të marrin maksimumin ndaj Hungarisë në stadiumin “Ferenc Pushkas”, i cili do të jetë pa praninë e publikut, për shkak të dënimit që vuan kombëtarja hungareze nga UEFA.  Këtë element e sheh si të favorshëm Ermir Lenjani.

 

“Sigurisht, na favorizon disi fakti që do të luajmë pa tifozë në Budapest. E dimë që Hungaria gjithmonë i ka tifozët e flaktë dhe stadiumi mbushet. Mungesa e tyre për shkak të dënimit të UEFA-s është shumë e mirë për ne, por duhet të fokusohemi te loja dhe kualitetet që kemi si kombëtare. Personalisht nuk mendoj shumë për golin, dua të jap gjithçka në fushë, kur trajneri të ketë besim tek unë. Uroj t’ia dalim me sukses në këto dy ndeshje tepër të rëndësishme,” tha mes tjerash Lenjani.

 

Nedim Bajrami premton se do të jep maksimumin që të tund rrjetën e kundërshtarit, edhe pse në rend të parë do të jetë fitorja.

 

E dimë që do të jetë shumë e vështirë ndaj Hungarisë, por futemi me besim, pasi kemi fituar dy ndeshjet e fundit. Duhet ta përgatisim lojën shumë mirë, për të marrë maksimumin në këtë ndeshje. Kam shënuar dy gola në Itali, ndërsa këtu shpresoj që ta gjej këtë herë rrjetën, por më e rëndësishme është të bëjmë mirë e të fitojmë, tha Bajrami.

 

Ndërkohë Hungaria dhe tekniku Rosi do të vuajnë tri mungesa të rëndësishme, ndërsa një tjetër aspekt pozitiv për “kuqezinjt”ë është se plot 7 lojtarë rrezikojnë skualifikimin ndaj Anglisë, nëse ndëshkohen ndaj “kuqezinjëve”.

LEXO EDHE:

Back to top button