Ndeshja e luksit, sonte Shqipëria sfidon Italinë në “Air Albania”

Sonte në orën 20:45, e gjithë vëmendja do të jetë te stadiumi “Air Albania”, ku kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë miqësoren e “luksit” me Italinë. Në sfidën e fundit, Shqipëria u mposht nga Katari me rezultat minimal 1:0, kurse Italia mundi Hungarinë me shifrat 2:0. Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin tetor të vitit 2017, kur Italia e mposhti Shqipërinë në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultat 1:0.

Pasi ka ftuar një skuadër fillestare prej 30 lojtarësh për t’u mbledhur në qendrën stërvitore të Coverciano të Italisë, Roberto Mancini ka parë që atëherë qendërsulmuesin Xhanluka Skamaka t’i bashkohet Davide Fratesit dhe Brajan Kristantes të Romës, duke u larguar si pasojë e lëndimit. Pasi që po luajnë një rol të madh në ringjalljen e Juventusit, Mançini po ashtu ka ftuar në skuadër edhe Nikolo Fanjiolin dhe Fabio Miretin, ndërsa është ftuar edhe 16 vjeçari, Simone Pafundi. Nikolo Zaniolo dhe Federiko Kieza është rikthyer dhe pritet që ta mbështesin Xhiakomo Raspadorin në sulm.

Në anën tjetër, skuadra e Shqipërisë përbëhet nga lojtarë të shumtë të Serie A, si portieri i Torinos, Etrit Berisha, mbrojtësi i Lazios, Elseid Hysaj, mesfushorët, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Pasi që kishte një formacion eksperimentues në ndeshjen kundër Katarit, Edi Reja pritet që sot të startojë me lojtarët më të mirë në formacion, ku Armando Broja pritet ta kryesojë sulmin, ndërsa Kristjan Asllani të organizojë mesfushën.

LEXO EDHE:

Back to top button