Shqipëria sfidon Italinë, Zvicra takohet me Hungarinë

“Euro 2024” nisi të premten në mbrëmje me Gjermaninë nikoqire që mposhti me rezultat të thellë 5-1 Skocinë. Megjithatë, nga sot fillon kampanja ‘seriozisht’ dhe secila ditë do t’i ketë nga tri ndeshje në orar për t’u zhvilluar.
Kombëtarja e Shqipërisë e fillon sot “Euro 2024”, pasi në Grupin B do të përballet me Italinë, në një sfidë që nis në orën 21.00.
Në grupin e kuqezinjve është edhe një tjetër ndeshje interesante. Ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, me fillim nga ora 18:00. Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Zvicrës dhe Hungarisë, e cila fillon nga ora 15:00 dhe është e vlefshme për Grupin A.