Shqipëria shënon bilanc negativ, më shumë vdekje se sa lindje

Shqipëria shënon bilanc negativ, më shumë vdekje se sa lindje

Numri i lindjeve për 3 muajt e parë të vitit 2022 ka shënuar një rënie, duke bërë që bilanci lindje-vdekje të jetë negativ.

Në periudhën janar, shkurt dhe mars kanë ardhur në jetë rreth 6 mijë bebe, 4,2% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë numri i vdekjeve për të njëjtin 3-mujor të 2022 ishte afro 8 mijë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tre mujorin e parë janë 1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

Tirana është qarku me lindjet më të shumta duke qenë bashkë me Kukësin të vetmit qarqe në vend me më shumë lindje se sa vdekje.

Bilancin më negativ e kanë qarku i Korçës dhe Fierit, të cilat kanë pasur më shumë vdekje.

Në vitin 2021, Shqipëria shënoi për herë të parë një rekord negativ. Vitin e kaluar pati mbi 3 mijë vdekje më shumë se sa lindje.

LEXO EDHE:

Back to top button