Shqipëria, stërvitje intenzive në dy grupe

Shqipëria do të përballet të hënën me Spanjën në orën 21:00, në sfidën që do të vulosë fatet e kuqezinje, përsa i përket rrugëtimit tyre në Europian.

Kombëtarja e Shqipërisë është duke punuar fort për të marrë një fitore kundër iberikëve. I dërguari ynë në Gjermani, Kristi Sejtallari ka arritur të sigurojë pamje nga stërvitja e radhës në kampin Kaiserau.

Në video xhirimet vihen re dy grupe, të cilët po stërviten në mënyrë të veçantë nga ndihmësit dhe trajneri Silvinjo. Atmosfera duket shumë e mirë dhe kuqezinjtë janë të motivuar për këtë sfidë.

LEXO EDHE:

Back to top button