Shqiptarja që gjeti vdekjen nga ngrirësja e mishit në Greqi
Shqiptarja që gjeti vdekjen nga ngrirësja e mishit në Greqi

Një shtetase shqiptare u kap prej prerësve të makinës grirëse të mishit dhe humbi jetën në një dyqan mishi në të cilin punonte si pastruese në Greqi.
“Policia greke njoftoi arrestimin e pronarit të dyqanit të mishit pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vdekje nga pakujdesia. Trupi i gruas fatkeqësisht u dërgua për autopsi në Patra”.
Të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.