Shtatë humanitarë të huaj u vranë në një sulm izraelit në Gaza

Shtatë punonjës të ndihmave u vranë në Rripin e Gazës në atë që themeluesi i bamirësisë tha se ishte një sulm ajror izraelit.

Në mesin e punonjësve të vdekur të organizatës spanjolle World Central Kitchen (WCK) janë punëtorë nga Polonia, Australia, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dyfishtë i Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nga Palestina.

Themeluesi dhe shefi i kuzhinës WCK, Jose Andres tha se ata u vranë “në një sulm ajror IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit). IDF tha se po kryente një “hetim të plotë mbi këto akuza”.

Zyra e mediave në Gaza e drejtuar nga Hamasi, një organizatë e cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, gjithashtu fajësoi Izraelin për sulmin.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet se anëtarët e ekipit World Central Kitchen u vranë në një sulm të IDF-së ndërsa mbështesin përpjekjet tona humanitare për të ofruar ushqim në Gaza,” raportoi WCK në Rrjetin X.

LEXO EDHE:

Back to top button