Shtatë sinjale me të cilat trupi juaj ju thotë të lëvizni më shumë

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që trupi ynë të jetë aktiv dhe të lëvizë mjaftueshëm.

Praktikoni joga, kërceni në shtëpi, bëni një shëtitje – çdo aktivitet fizik është i dëshirueshëm. Nëse nuk lëvizni mjaftueshëm, trupi juaj do t’ju paralajmërojë për këtë.

Këto shtatë shenja tregojnë se duhet të lëvizni më shumë.

1. Jeni vazhdimisht të lodhur

Jeni vazhdimisht të lodhur, edhe pse ushqeheni shëndetshëm dhe flini mjaftueshëm. Kjo tregon se ju duhet të lëvizni më shumë. Vetëm 20 minuta ushtrime të moderuara gjatë ditës rrit ndjeshëm energjinë dhe redukton lodhjen.

2. Papritmas filloni të ndjeni dhimbje

A keni vënë re se disa pjesë të trupit tuaj fillojnë të dhembin papritur – shpina, gjuri, shpatullat? Mundohuni të jeni më aktiv për të parandaluar dhimbjet e papritura të trupit.

Lëvizja e muskujve, relaksimi i kyçeve dhe qarkullimi i gjakut në të gjitha pjesët e trupit mund të lehtësojnë dhimbjet e trupit.

3. Jeni të stresuar

Njerëzit janë të shqetësuar për financat, politikën, vërshohen nga informacione të ndryshme nga media dhe e gjithë kjo mund të rrisë nivelin e stresit. Nivelet e larta të stresit nuk janë të mira për shëndetin tonë.

Megjithatë, vetëm ecja, vrapimi dhe madje edhe bërja e squats për rreth 30 minuta tre deri në katër herë në javë mund të zvogëlojë ndjeshëm ankthin dhe të ketë një efekt të dobishëm në trup.

4. Problemet me hormonet

Ushtrimi është një mënyrë e shkëlqyer për të rregulluar hormonet. Aktiviteti fizik ka një efekt pozitiv në nivelet e testosteronit, i cili është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të muskujve. Nivelet e ngritura të testosteronit gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e metabolizmit dhe janë thelbësore për funksionimin e duhur të funksioneve të trurit.

5. Probleme me tretjen

Vetëm 30 minuta vrap ose ecje do t’ju rrisë oreksin para darkës, por do t’ju ndihmojë të tretni më shpejt vaktin.

Ushtrimet aerobike përshpejtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, gjë që përmirëson tkurrjen e muskujve të zorrëve. Si rezultat, ushqimi i gatuar kalon më shpejt nëpër zorrë dhe largohet nga trupi, duke ulur rrezikun e kapsllëkut.

6. Është e vështirë për ju të menaxhoni kohën tuaj

Ju mund të keni vënë re se për shkak të përgjegjësive të mëdha që keni, jeni më pak në gjendje të menaxhoni kohën tuaj dhe jeni vazhdimisht të mbingarkuar me përgjegjësi. Por ushtrimet mund të ndihmojnë. Përqendrohuni te ushtrimet për të mos menduar për punën dhe zakonet e tjera të vendosura.

7. Keni probleme me gjumin

Nëse e keni të vështirë të flini kur shkoni në shtrat ose zgjoheni shpesh gjatë natës, përpiquni të jeni më aktiv gjatë ditës, shkruan The Healthy. Hulumtimet kanë treguar se ushtrimet përmirësojnë gjumin tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.

LEXO EDHE:

Back to top button