Shtatë të arrestuar në aksionin “Brezovica”

​Kryeprokurori  i Ferizajit Jashari konfirmon arrestimet e shtatë personave në operacion “Brezovica”
Tashmë janë arrestuar edhe shtatë persona në operacion “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar për KosovaPress se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të ministrisë ndërsa pesë të tjerë janë qytetarë.

Aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Aksioni ka të bëjë me ndërtimet në Brezovicë e që është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit ku ishin arrestuar 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës.


Arrestohen shtatë persona në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe pesë të tjerë janë qytetarë.

Aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

LEXO EDHE:

Back to top button