Shtëpia e Bardhë heq “alarmin” e Trump për pije të gazuara

Një buton në Zyrën Ovale që siguronte kokakolë dietale në mënyrë instante për ish-presidentin Trump duket se nuk do të jetë më në Shtëpinë e Bardhë. Pajisja e instaluar në Tavolinën e Rezulutës në Shtëpinë e Bardhë duket se tashmë është larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi nuk u pa në fotografitë e presidentit të ri Joe Biden, transmeton Alsat.

“Presidenti Biden ka hequr butonin për kokakolë dietale. Kur une dhe @ShippersUnbound intervistuam Donald Trump në 2019, ne u magjepsëm nga ajo që bëri butoni i kuq. Eventualisht Trump e shtypi atë, dhe një shërbëtor solli me shpejtësi një kokakolë dietale në një pjatë argjendi. Tani është zhdukur”, shkroi Tom Newton Dunn.

Trump, një adhurues i pijeve me gaz, thuhet se kishte vendosur butonin në Tavolinën e Rezolutës, në mënyrë që të merrte pije të gazuara “të freskëta”, respektivisht mirë të karbonuara.

Sipas raporteve, Trump konsumonte rregullisht 12 kanaçe me kokakolë dietale në ditë.

Ish ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë Chris Sims, në librin e tij “Team of Vipers” se Trump e përdorte butonin e kuq për të bërë shaka me vizitorët duke sugjeruar që mund të shkaktonte shpërthime bërthamore.

“Ai do të shtypte papritmas butonin. Duke mos ditur çfarë të bëjnë, të ftuarit do të shikonin njëri-tjetrin me vetullat e ngritura. Disa çaste më vonë, një shërbëtor do të hynte në dhomë duke mbajtur një gotë të mbushur me kokakolë dietale në një pjatë argjendi dhe Trump do të shpërthente së qeshuri”, shkroi Sims për ish-presidentin Trump.

Edhe pse Biden mund të ketë hequr qafe butonin e pijeve të gazuara, thuhet se edhe Biden ka shije të ngjashme në pije. Një furnizues ushqimesh që punoi me ish zëvendës-presidentin i tha The Washington Post vitin e kaluar se Biden pëlqente të mbante kuzhinën e furnizuar me Kokakolë Zero.

LEXO EDHE:

Back to top button