Shtëpia e Elon Musk është vetëm 37 metra katrorë: Gjithçka është brenda mundësive të miliarderit modest
Shtëpia e Elon Musk është vetëm 37 metra katrorë: Gjithçka është brenda mundësive të miliarderit modest

Miliarderi afrikano-jugor Elon Musk së fundmi kryesoi sërish listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë. Sipas Forbes, pronari i kompanive SpaceX dhe Tesla aktualisht është pronar krenar i 242.8 miliardë dollarëve dhe mund të përballojë gjithçka, por mesa duket nuk dëshiron.
Prej vitesh ai zotëronte një sërë pronash dhe disa vite më parë premtoi se do t’i hiqte qafe pronat për të mos u skllavëruar prej tyre, duke theksuar se donte të hiqte “pothuajse të gjitha pasuritë fizike”.
Brenda një kohe të shkurtër, ai shiti katër vila në Bel Air për 62 milionë dollarë dhe mediat raportuan në një rast se pasaniku po shet shtëpinë e tij të vetme të mbetur – një ndërtesë luksoze në San Francisko që mbulon 1600 metra katrorë.
Është interesant fakti që Musk ka vendosur të shpërngulet para disa kohësh në Teksas dhe shtëpia e tij e re nuk është një vilë e shtrenjtë me një shteg disa dhjetëra metra, një pishinë, një parking… Përkundrazi.
Fotot e brendshme të shtëpisë së Musk filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale. Do të jeni dakord që miliarderi jeton shumë modest.

Siç shkruajnë mediat amerikane, shtëpia aktuale e Elon Musk është e lëvizshme dhe vlen rreth 49.500 dollarë.
Për më tepër, kjo shtëpi shumë modeste nuk është në pronësi të miliarderit, por e marrë me qira nga kompania e tij SpaceX, dhe është një model Casita nga linja Boxable.
Shtëpia e vogël e Musk shtrihet vetëm 37 metra katrorë. Miliarderi ekscentrik zgjodhi një shtëpi që mund ta lëvizë lehtësisht sipas nevojës.
– Shtëpia ime kryesore – nëse e kam fare – është ajo në Teksasin jugor, në fshatin Boca Chica… Duket mjaft mirë – shkroi Musk në Twitter.