Shtëpia e Pleqve “Orenda” ku ndodhi rasti i dhunës ndaj të moshuarës thërret konferencë për media në ora 19:00

Shtëpia e Pleqve “Orenda” ku ndodhi rasti i dhunës ndaj të moshuarës thërret konferencë për media në ora 19:00

Shtëpia për Përkujdesin e Pleqve “Orenda” në Pejë njoftoi se në lidhje me rastin e turpshëm të dhunës ndaj të moshuarës do të mbajë konferencë për media sot në orën 19:00 të mbrëmjes, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Ju njoftojmë se sonte në ora 19:00 në Rezidencën Orenda-Pejë do të mbahet konferencë për media ku do të ju njoftojmë më afër me ngjarjen që na tronditi të gjithëve”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Ngjarja e cila u publikua në media përmes një video ku shihet teksa rrahet një e moshaur ka zgjuarën indinjatë të madhe të qytetarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e quajti akt çnjerëzor derisa kërkoi që të gjithë të përfshirët të sjellen para drejtësisë./Rp

LEXO EDHE:

Back to top button