fbpx

Shtetasit e Maqedonisë mund të tranzitojnë nëpër Serbi pa PCR-test


Sipas regullave të reja të cilat i solli Ministria e shëndetësisë të Serbisë, shtetasit e Maqedonisë të cilët tranzitojnë nëpër territorin e Serbisë prej sot nuk duhet të kenë PCR-test negativ gjatë hyrje në këtë vend.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, në pajtim me Udhëzimin e Ministrisë së shëndetësisë të Republikës së Serbisë, të shpallur në gazetën zyrtare, është saktësuar se hyrja në Serbi për shtetasit e Maqedonisë është e lejuar nëse posedohet PCR-test negativ për prani të koronavirusit, jo më të vjetër se 48 orë nga data e dhënies, të lëshuar nga laboratoria e vendit prej ku hyjnë në Serbi.

Nëse vetëm tranzitohet nëpër territorin e Serbisë, shtetasit e Maqedonisë nuk duhet të kenë PCR-test negativ, me atë që periudha e tranzitimit është kufizuar në 12 orë nga momenti i kalimit të kufirit.

Përveç asaj, dispozitat nuk kanë të bëjnë me shtetasit e huaj të cilët ishin për tranzit nëpër katër shtetet e rajonit (gjithashtu jo më shumë se 12 orë), ekuipazhet e aeroplanëve, anëtarëve të akredituar nga personeli i diplomacive të huaja dhe përfaqësitë konsullare ose zyrat e organizatave ndërkombëtare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët janë bartës të dokumenteve të veçanta për identifikim.

Vërtetime plotësuese nuk do të nevojiten edhe për fëmijët nën moshën 12 vjeçare, nëse prindi, kujdestari ose ndonjë person tjetër i cili i shoqëron ka PCR-test negativ, për shtetasit e huaj të cilëve u është lejuar qëndrimi i përkohshëm ose i përhershëm në Serbi, si dhe për anëtarët e shërbimeve të huaja ushtarake, policore dhe tjera të sigurisë që janë në tranzit nëpër territorin e Serbisë ose të cilët janë në këtë vend për shkak të obligimeve zyrtare, me njoftim paraprak.

Kushti për hyrje në Serbi nuk ka të bëjë me shtetasit e huaj gjatë kryerjes së transportit ndërkombëtar, për ngarkim ose shkarkim të mallrave ose për transport të personave, kur bëhet fjalë për ekuipazhe të kamionëve, autobusëve, trenave dhe anijeve transportuese. Hyrja në Serbi automatikisht lejohet për qytetarët e vendeve fqinje nga rajonet kufitare të cilët bëjnë punë bujqësore dhe kanë toka bujqësore në Serbi, por janë të obliguar të kenë dëshmi për pronësinë e tokës bujqësore ose deklaratë të pronarit të tokës se personi kryen punë bujqësore, nën kusht të reciprocitetit.

Kjo vlen për shtetasit e huaj të cilët janë banorë të rajoneve kufitare dhe të cilët janë të punësuar në Serbi, ndërsa të cilëve punëdhënësit u kanë dhënë dokument për angazhim, të punës, gjithashtu nën kusht të reciprocitetit.

Në Dekretin e shpallur sot në Gazetën zyrtare, ndërsa e cila zbatohet prej sot, citohet se Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia llogariten si vende me rrezik të lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button