fbpx

Gjyqësori mbaron pushimet, vijojnë seancat për disa raste


Edhe pas pushimeve verore në gjyqësor, në Gjykatën Penale përsëri shtyhen seancat. Një i akuzuar në rastin e dhunës në komunën e Qendër dhe shuplakat për kryetarin e atëhershëm Andrej Zhernovski në vitin 2013, e ndërroi avokatin. Avokati i ri tani do të njihet me rastin, ndërsa gjykimi do të vazhdojë saktësisht pas një muaji. I pandehuri Mile Janakieski i kërkoi gjykatës të dëshmojë biznesmeni Orce Kamcev, si dhe ish zyrtarët Kiril Bozhinovski dhe Ivica Konevski, nëse ka pasur ose jo interesa personale afariste në lidhje me Planin e Detajuar Urbanistik në Qendër. Penalja refuzoi që të dëshmojë Martin Protugjer, i cili si shefi i kabinetit të ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski i akuzuar në rastin “Shuplakat Qendër”, i cili dëgjohet në “bombat” e publikuara në lidhje me këtë rast.

Gjykata i dorëzoi ftesë dëshmitarit Protugjer që të jetë këtu dhe të pyetet si dëshmitarë, kurse sot, ftesën e revokoi kurse shkaqet e kësaj duhet t’i arsyetojë dhe të tregojë përse e ka vepruar kështu. Nëse i dërgohet ftesa dëshmitarit, atëherë kjo do të thotë se e ka pranuar si dëshmitarë dhe si i tillë duhet të pyetet”-tha Elenko Millanov- avokat.

Me mbarimin e pushimeve, në Gjykatën Penale kthehen të gjitha lëndët. Kështu, nesër në Gjykatën Themelore Shkupi- 1 duhet të vazhdojë gjykimi për porositësit e incidenteve në Kuvend më 27 prill 2017. Kjo lëndë deri më tani ka më shumë seanca të caktuara, përkatësisht tre vetëm këtë javë. Rasti që e hapi Prokuroria Speciale për përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjes për ndjekjen e komunikimeve “Target- Fortesa” do të vazhdojë javën tjetër ndërsa lënda “Titanik” për parregullsitë zgjedhore do të vazhdojë në shtator. Gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare” të Boki 13 është caktuar për më 26 gusht dhe në të njëjtën ditë duhet të ketë gjykim edhe për rastin “Monstra”. Procesi gjyqësor për tragjedinë në fshatin Llaskarcë në vitin 2019 ku e humbën jetën 16 persona, vazhdon në javën e fundit të muajit gusht.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button