Shtetësia / S’mbështetet propozimi i LSDM-së

Propozimligji i LSDM-së, i cili parashikonte që ministrat të kenë vetëm shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend. Për ndryshimet ligjore votuan vetëm 20 deputetë të opozitës. Zgjidhjen ligjore e arsyetoi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili deklaroi se propozimi duhet të harmonizohet me ndryshimet në Ligjin për Deputetët, të propozuar nga VMRO-DPMNE. Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të vendoset në rend dite propozim i VMRO- së, i cili parashikon që edhe deputetët të kenë vetëm shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button