Shumica dërrmuese e shteteve nga Amerika e Veriut dhe ajo Jugore kanë nënshkruar një Deklaratë që rregullon çështjen e emigracionit në këto vende, transmeton Gazeta Metro.
Njëzet pjesëmarrës në Samitin e Dy Amerikave ranë dakord të punojnë për zgjidhjen e problemit të migrimit.
Deklarata e Los Anxhelosit parashikon stimuj financiarë dhe pritjen e më shumë emigrantëve.
Ndërsa disa liderë rajonalë, si presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, janë përjashtuar nga samiti, nuk dihet se sa efektive do të jenë masat e shpallura ndaj tij, shkruan AJB.
Vlenë të theksohët se egziston një hendek i madh i zhvillimit ekonomik ndërmjet shteteve të veriut me ato jugore, për dekada me radhë veriu është i ekspozuar prej migracionit nga popullsia e shteteve jugore.
Pjesa veriore e cila përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadën, janë po ashtu shumë te ekspozuara nga eksporti i krimit të organizuar si, trafikimi i narkotikëve, kokainës, i cili burim ka vendet egzotike ndërsa destinacion ka veriun e zhvilluar.