Pas bashkëpunimit me Kidën, Ledri Vula së shpejti sjell këngën e re me Llunin

Pas bashkëpunimit me Kidën, Ledri Vula së shpejti sjell këngën e re me Llunin

Pas bashkëpunimit me Kidën, Ledri Vula duket se ka nisur përgatitjet për projektin e radhës.

Këtë herë bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Lluni, lajmi i të cilëve u bë i ditur përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë ky i fundit i cili ka shpërndarë disa fotografi e video nga xhirimet e klipit, që besohet se do të lansohet shumë shpejt.

Ndërkohë, deri më tani nuk është zbuluar ndonjë datë e saktë se kur do të dalë dueti i tyre.

Ledri dhe Lluni momentalisht janë duke shijuar projektet paraprake që kanë pak kohë që nga lansimi.

E fundit e artistit të ‘P.I.N.T’ mbetet “Carlito”, kurse e Vulës “Tdu” në bashkëpunim me Kidën.

Secila nga këto këngë pati reagime të shumta, kryesisht pozitive nga fansat e publiku.

LEXO EDHE:

Back to top button