Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një ilaç të ri për humbjen e peshës, i përdorur më parë për trajtimin e diabetit
Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një ilaç të ri për humbjen e peshës, i përdorur më parë për trajtimin e diabetit

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi sot një ilaç për humbje peshe nga kompania amerikane Eli Lilly, duke e lejuar atë të hyjë në një treg fitimprurës që ka rrëmbyer entuziazmin e Wall Street këtë vit.
FDA ka miratuar Tirzepatide për shitje me emrin Zepbound për të rriturit me një indeks të masës trupore (BMI) prej të paktën 30 ose 27 nëse pacienti ka gjithashtu një gjendje tjetër mjekësore të lidhur me peshën, si sëmundjet e zemrës.
“Obeziteti dhe mbipesha janë kushte serioze që mund të lidhen me disa nga shkaqet kryesore të vdekjes, si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabeti”, tha në një deklaratë John Charettes, drejtor i Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave në FDA.
Tirzepatide është miratuar tashmë me emrin tregtar Mounjaro për diabetin e tipit 2 dhe është përdorur gjithnjë e më shumë për humbje peshe përpara miratimit zyrtar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.