Shteti detyron që të ikin pronarët kinez nga Interi!

Bllokimi i eksportimit të kapitaleve për disa fusha të caktuara nga shteti kinez, ka komplikuar situatën dhe e bën të pamundur vazhdimësinë e “Suning”, si investitor në drejtimin e zikaltërve. E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se do të ketë shumë shpejt një takim mes aksionerëve për të përcaktura etapat e shitjes së këtij klubi.

 

Dëshira e “Suning” ishte të vazhdonte të kishte në pronësi zikaltërit, por bllokimi i fondeve, për më tepër në një periudhë pandemie e kur ka disa afate pagesash për t’u respektuar, vë në diskutim edhe mbijetesën e Interit. Ndaj në muajin shkurt pritet t’i hapet rrugë procesit të shitjes së Interit, me investitorë të huaj që janë gati të zëvendësojnë ata kinezë, por këtë radhë pritet të jenë nga SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button