Shteti nuk do të blejë 900 mijë ton qymyr për TEC Manastirin
Shteti nuk do të blejë 900 mijë tonë qymyr shtesë për TEC Manastirin, por më pak, shkruan Alsat.
Kjo shumë do të reduktohet, sepse blloku i tretë i Kombinatit do të punojë dy muaj më pak.
Shkak për këtë janë riparimet e nevojshme nga defektet që kanë ndodhur ditët e kaluara.
Blloku i tretë ishte planifikuar të funksiononte për pesë muaj.
Për shkak të të gjitha këtyre kushteve të reja, EMV ka zgjatur afatin deri në të cilin duhej të vendoste, se cila nga kompanitë që aplikuan në tenderin ndërkombëtar, do të marrë punën për të sjellë qymyr. / Alsat.mk






