Shtohen problemet e Milanit me firmosjet e kontratave

Pas refuzimit të nënshkrimit të kontratës nga Hakan Çalhanoglu, shkaku që dëshiron rrijte page, tani problemet sa duket e shtohen për Milanin. Sipas “Corriere della Sera”, Xhanluixhi Donaruma mund të largohet nga “rossonerët”.

Mediat italiane raportojnë se agjenti i portierit, Mino Raiola, ka ndalur bisedimet për rinovimin e kontratës, sepse tani thuhet të kenë ardhur “propozime interesante” nga Inter dhe Juventus. Më parë thuhej se kontrata e Donarummas do të ishte shtatë milionë euro në sezon, dhe gatishmëria për marrëveshje ekziston nga dy palët.

Mirëpo në minutat e fundit, Raiola i ka informuar “rossonerët” që në fakt kanë ardhur oferta për 21 vjeçarin dhe se përbërja e tyre kap shifrën mbi shtatë milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button