Shtohen rastet me “Covid-19” në Turin e Francës

Janë shtuar ndjeshëm rastet e çiklistëve pozitivë me “Covid-19” në Turin e Francës. Pas tri rasteve të konfirmuara gjatë dy ditëve më parë: Norvegjezi Vegard Stakle Laengen (Uae) si dhe francezët Goeffrey Boushard (AG2R Citroen) e Guillaume Martin (Cofidis), gjatë ditës së fundit janë zyrtarizuar edhe tri raste të tjera.

Njëri është noezelandezi Xhorxh Benett, që garon me ekipin e “UAE”. Ai kishte patur simptoma, kreu testin anti-Covid dhe rezultoi pozitiv, duke u pezulluar nga gara.

Rasti i dytë është konfirmuar sot dhe ai është australiani Luke Durbrixh, që garon me “BikeExchenge”. Edhe ky i fundit ka braktisur garat, duke hyrë në izolim.

I treti është polaku Rafal Majka, që garon me “UAE”, skuadër që ka numrin më të madh të të infektuarve e ku garon edhe kryesuesi i Turit të Francës, slloveni Tadej Pogacar.

Gjithsesi, ndryshe nga dy shokët e skuadrës që kanë braktisur turneun, Majka vijon të garojë, pasi testi ka evidentuar një rrezik të ulët të infektimit.

LEXO EDHE:

Back to top button