“Shtrenjtimi i disa produkteve joreal”

“Shtrenjtimi i disa produkteve joreal”

Naum Dimitrovski, nga platforma për Matjen e Çmimeve, në daljen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” të Alsat-it, ka folur për të dhënat e tyre statistikore lidhur me rritjen e çmimit të disa artikujve ushqimorë bazë, duke i krahasuar me sasinë e tyre nga maji 2021.

“Rritja më dramatike e çmimit është për vajin e gatimit, gati 100%. Me miellin kemi një rritje mbi 40%. Tek vezët ka ndryshime mbi 40 për qind. Sa i përket produkteve të qumështit, çmimet për mendimin tim janë rritur në mënyrë të pajustifikueshme. Me djathërat kemi një rritje prej 20-30 për qind, theksoj se me djathërat mendoj se do të kalojë 50 për qind në shtator, krahasuar me një vit më parë”, tha Dimitrovski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button