Shtrenjtohen për gjysmë denari derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) vendosi sot që çmimet e derivateve të naftës të shtrenjtohen për gjysmë denari.

Sipas vendimit të KRRE-së, pas mesnate një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 59.50 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 61.50 denarë.

Për gjysmë denari shtrenjtohet edhe Euro Dizeli, kështu që nga mesnata një litër  do të shitet për 50.50 denarë.

Këto çmime do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button