Fetahu premton se do të angazhohet për BFI serioze dhe bashkëkohore

BFI zgjodhi reisin e ri. Ushtruesi i detyrës deri më tani, Shaqir Fetahu ka fituar me 18 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi tre vota. Reisi i ri Fetahu tha se do të angazhohet për ta vendosur në binarë të shëndoshë BFI-në.

Rrugëtimi jonë do të jetë dija, konsultimi, toleranca, transparenca, puna e palodhshme në shërbim të çdo besimtari e qytetari. Do të ndërtojmë Bashkësi serioze me të gjitha elementet që i kërkon koha në të cilën ne jetojmë”-tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

Fetahu u pyet edhe për ndikimin e politikës në këtë Institucion, por pa përgjigje konkrete se si do të largojë ndikimin politik në BFI. Për ndryshimet eventuale kushtetuese në këtë Institucion Fetahu tha se do të bëhen në bazë të nevojës.I pyetur nëse do të punojë në zbardhjen e keqpërdorimeve eventuale, Fetahu deklaroi se kjo është çështje e institucioneve relevante.

Për çështjet për të cilat ju pyetni, unë nuk jam ai i cili mund tu tregoj, për arsye se ka prokurori, ka ky shtet ligje, ka ky shtet rregulla e kështu me radhë. Do të thotë janë çështje të ligjeve të shtetit”-pohoi  Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së

Si jo kompetent për keqpërdorimet eventuale në BFI u shprehën edhe nga Regjistri Qendror dhe Drejtoria e të Ardhurave publike. Komisioni Anti-korrupsion, njoftoi se BFI për pesë vite nuk ka dorëzuar raporte financiare për punën e tyre. Nga Policia Financiare, kohë më parë njoftuan se janë duke zhvilluar procedura para hetimore në BFI. Zgjedhjet në BFI u mbajtën gjashtë muaj pasi nga kjo pozitë u largua Sulejman Rexhepi.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button